Pesë vjet me revistën letrare "Qëndresa" në Luginë
Lokale

Pesë vjet me revistën letrare "Qëndresa" në Luginë

25.Jan.2015 13:09
0
Revista letrare "žQëndresa" i bëri pesë vjet që nga dalja e numrit të parë, është vjetore dhe del në vigjilje të Referendumit për Autonomi Politiko Territoriale me të drejtë bashkëngjitje Kosovës.

Që nga numri i parë e deri më tani, në numrat e deritanishëm janë radhitur shkrime të zhanreve të ndryshme letrare, dhe është gjithëpërfshirëse. Në të gjitha numrat paraprak, por edhe në numrin më të ri, gjejmë shkrime nga krijues të krahinave të ndara shqiptare, por edhe nga Kosova e Shqipëria, gjë që e bënë revistën më me vlerë dhe më atraktive për lexim.

Numri i pestë në brendinë e saj ka poezi, prozë, fragment drame, studime letrare, aforizma autoriale dhe poezi nga letërsia botërore.

Si në këtë numër, por edhe në numrat paraprak është bërë një përzgjedhje e arsyeshme e krijimeve letrare të krijuesve të pranishëm të cilët tani janë tok së bashku në një revistë të vetme në Kosovën Lindore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), në këto tri komuna ku kultura mbahet në baza vullnetare si dhe përpjekjet e krijuesve për botim të librave është e kufizuar, e shkak për këtë është edhe mungesa e mjeteve materiale e cila si të thuash e pamundëson botimin e librave, edhe pse kemi krijues që e meritojnë t’u botohen libra.

Në këtë numër me shkrimet e tyre u prezantuan: Abdyl Kadolli, Adem Gashi, Afërdita Salihu, Arsim Halili, Albinë Idrizi, Avni Shaqiri,  Bilall Maliqi, Burhanedin Xhemaili, Demush Berisha, Edi Shukriu, Fatmir Sulejmani, Hajrullah Kasumi, Zejnepe Alili-Rexhepi, Hyqmet Hasko, Riza Greiçevci, Ismet Bajrami, Manushaqe Toromani, Mexhid Mehmeti, Nazmi Beqiri, Nexhat Rexha, Jalldëze Kasumi-Arifi, Jonuz Fetahaj, Luan Maloku, Mejdi Shabani, Rexhep Abazi, Sabit Rrustemi, Seveme Fetiqi, Ilire Zajmi, Vesel Nuhiu, Nebi Islami, Odhise Grillo., nga letërsia botërore:Charles Baudelaire, J.Ë. Goethe, kritka dhe studime, Prof. dr. Sevdail Demiri, Sevdail Hyseni, Prof. dr. Zejnepe Alili-Rexhepi, Hysen Këqiku, aforizma origjinale: Alixhemal Salihu dhe Halim Hasani.

Pra lexuesi edhe në numrin e pestë do të lexoj një larushi të shkrimeve të cilat kanë tamatikën dhe vlerën artistike të tyre.

Revista letrare “Qëndresa” vazhdon edhe më tej të jetë e hapur për bashkëpunim me të gjithë krijuesit, me të gjithë ata që  shkrimet e tyre kanë art dhe vlera për prezantim në revistën tonë.

 

Bilall Maliqi, themelues dhe kryeredaktor

Verdikti i qytetarëve dhe interesat ditore
Myftiu i Luginës, telegram ngushëllimi për vdekjen e mbretit të Arabisë Saudite
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration